Site icon PrishtinaPress

Studimi i ri tregon rëndësinë e ushtrimeve dhe regjimit ushqimor

Ndonëse nuk është sekret se është e rëndësishme të konsumoni produkte me vlera ushqyese dhe të dobishme për trupin tuaj, disa njerëz mendojnë se nëse konsumojnë ushqime jo fort të shëndetshme, por kryejnë aktivitet fizik, shëndeti i tyre nuk është në rrezik.

Çfarë tregoi studimi i ri?

Një studim i ri, në të cilin mbështetet AgroWeb.org, ka treguar se konsumimi i rregullt i ushqimeve të pashëndetshme mund të rrisë rreziqet për sëmundje fatale pavarësisht nëse ushtroheni apo jo.

(Foto: Burn The Fat)

Në studimin e kryer nga Universiteti i Sydneyt në Australi, u analizuan në të dhënat shëndetësore të pjesëmarrësve në studim.

Ato fillimisht përcaktuan se kush ndiqte një regjim ushqimor me cilësi të lartë dhe kush jo.

Një regjim ushqimor me cilësi të lartë u përcaktua të ishte ai që përfshinte të paktën katër gota e gjysmë fruta ose perime në ditë dhe të paktën dy racione peshk në javë.

Ai gjithashtu përfshinte jo më shumë se dy racione mishi të përpunuar në javë dhe më pak se pesë racione mish të kuq në të njëjtën periudhë kohore.

(Foto: alforja.cat)

Nga ana tjetër, një regjim ushqimor me cilësi të ulët nuk u përmbahej këtyre parametrave dhe përkundrazi përmbante më shumë mish të kuq, ushqime të përpunuara, dhe jo mjaftueshëm fruta, perime apo peshk. 

Pas analizimit të të dhënave, studiuesit zbuluan se një regjim i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik, ulnin rrezikun e sëmundjeve fatale me 17 për qind, ndërsa një regjim me cilësi të ulët rriste rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Për më tepër, ata që ndiqnin një regjim jo të shëndetshëm ushqimor, kishin gjithashtu një rrezik 19% më të madh për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare dhe një rrezik 27 për qind më të lartë të kancerit.

(Foto: Muscle&Fitness)

Pra, studiuesit përfundimi është se nuk vlen të ushtrohen nëse nuk ushqeheni shëndetshëm.

Të ushqyerit dhe aktiviteti fizik janë pjesë e një stili jetese të shëndetshëm, të cilit duhet t’i kushtoni rëndësi maksimale.

Exit mobile version