2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Studim shqetësues: Fëmijët e varur nga videolojërat po i sulmojnë familjarët e tyre

Numri i atyre që luajnë videolojëra u rrit masivisht gjatë pandemisë në vitin 2020 dhe 2021, por po ashtu u rrit edhe rreziku i varësisë.

Qindra fëmijë po trajtohen për çrregullime të videolojërave nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS), përfshirë disa që kanë shfaqur shenja agresiviteti duke sulmuar familjarët e tyre.

Shifrat e reja tregojnë se 745 persona janë drejtuar në Qendrën Kombëtare për Çrregullimet e Lojërave që kur u hap në tetor 2019, e vetmja klinikë e këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo ka trajtuar të rinjtë që luajnë videolojëra për më shumë se 14 orë në ditë, disa nga ta që shmangnin edhe shkollën vetëm për të luajtur.

NHS tha se kishte raste të fëmijëve që ishin bërë aq të varur nga lojërat, saqë marrëdhëniet me të afërmit dhe miqtë ishin prishur, madje disa ishin bërë edhe të dhunshëm.

Themeluesja dhe drejtoresha e qendrës, Henrietta Boëden-Jones, paralajmëroi se varësia nga lojërat mund t’i ndalojë fëmijët të jetojnë si duhet jetën e tyre./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img