Site icon PrishtinaPress

Studim: Personat që rrinë natën zgjuar janë më intelegjentë, kanë më shumë para, por vdesin më të rinj

Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që rrijnë më shumë natën zgjuar janë mesatarisht më intelegjentë, kanë më shumë para, por sipas studimit, vdesin më të rinj.

Po i njëjti studim zbuloi se personat që janë më të hershëm, kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë, shkruan Sky Neës.

Ekspertët në Universitetin e Helsinkit studiuan rreth 23 mijë binjakë gjatë 37 viteve dhe zbuluan se kjo ndodh sepse personat që rrinë më shumë natë zgjuar, vdesin më të rinj sepse priren të pinë më shumë alkool dhe cigare.

Koha që njerëzit flinin nuk e ndryshoi drejtpërdrejt rrezikun e tyre të vdekjes, por njerëzit natën bënin jetë më të rrezikshme dhe kjo ishte pra ajo që e rriste mundësinë e vdekjes në moshë më të re, sesa ata që zgjohen herët.

Exit mobile version