0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Studim: Nëse nuk e doni punën që e bëni mund të sëmureni nga zemra

Nëse nuk e doni punën që bëni, ju mund të keni rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës.

Sipas një studimi të ri që u publikua në “International Journal of Environment Research and Public Health”, të pasurit një punë që e urreni është gjë e keqe për zemrën tuaj dhe jo vetëm, transmeton Klan Kosova.

Pjesë e hulumtimit ishin 400,000 punëtorë amerikanë dhe ka zbuluar se ata që punojnë në punë ku nuk u besojnë shefave janë më të prirë të pinë duhan dhe të vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, diabeti, obeziteti, kolesteroli i lartë, etj.

Në esencë, kjo nënkupton se nëse e keni një shef që nuk ju respekton apo nuk ju trajton barabartë atëherë jeni më të prirë t’i përjetoni faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare – ku këto sëmundje janë shkaktari numër një i vdekjeve në botë.

Kjo pjesërisht ka të bëjë me metodat e pashëndetshme që këta i njerëz i zgjedhin për ta ballafaquar stresin, siç është ushqimit i dobët dhe pirja e duhanit.

Stresi po ashtu ka ndikim të madh sepse shpie në rritje të shtypjes së gjakut – e cila është një faktor tjetër i rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Nëse nuk kujdeseni për veten – sëmundjet e zemrës mund të shpijnë në sulme të zemrës, sulme të trurit dhe vdekje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img