-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Studentja shqiptare, dhuron paratë e bursës për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Një studente shqiptare ka bërë një gjest prekës pas tërmetit shkatërrues në Turqi.

Ambra Ceka, e cila studion për mjekësi në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në Ankara, ka dhuruar paratë e bursës së saj për familjet e prekura nga tërmetet në Turqi.

“Unë paratë e bursës time i kam dërguar për shoqet e mia që janë prekur nga tërmeti. Ne si shokë të klasës kemi bërë një kontribut të vogël. I kam dërguar në zonën Hatay në Turqi”, u shpreh Ceka për mediat turke.

Po ashtu, Ceka tregoi dhe për shoqet e saj shqiptare të cilat janë solidarizuar vullnetarisht duke dhuruar ndihma të ndryshme, duke përfshirë dhe para për të prekurit nga tërmetet.

Një pjesë e ndihmave grumbullohen nën koordinimin e Shoqatës së të Diplomuarve në Turqi të Shqipërisë (TUMED) dhe organizatave të tjera, ndërkohë pjesë e ndihmave që po grumbullohen janë shumat në para, rroba, materiale higjienike, materiale strehimi, ngrohëse dhe të tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img