Studentët, të cilët penguan fjalën e rektorit Marjan Dema brenda ceremonisë ku po shënohej 47-vjetori i themelimit të UP-së, janë përleshur me Policinë e Kosovës.
Drejtuesit e protestës janë shprehur se Policia ka arrestuar nëntë kolegë të tyre. Ata thonë se dhunshëm janë nxjerrë jashtë nga salla e rektoratit.
“Sot me shënimin e 47-vjetorit të krijimit të UP-së, me rastin e fjalimit të rektorit ne kemi dashur që ta pengojmë atë fjalim, sepse ky rektor nuk i përfaqëson studentët, por pushtetin e Prontos. Policia ka arrestuar 9 prej aktivistëve tanë. Ne i bëjmë thirrje Policisë që t’i lirojë aktivistët tanë. Janë të lëndum 7 apo 8 studentë. Disa prej tyre janë dërguar në spital”, ka thënë ajo.
“Rrethimi i Rektoratit me dhjetëra policë tregon që këtu po mbahet një ceremoni e pushtetit”, ka shtuar ajo.