Studentët bënë thirrje që qytetarët të i’u bashkohen protestës së tyre që do të mbahet nesër. Sipas tyre, ata do të nisen në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve dhe do të shkojnë në drejtim të sheshit “Skënderbeu” dhe në orën 12:00 do të fillojnë fjalimet e studentëve.
Studentët u bënë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen në protestën që do të mbahet nesër (e hënë) në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas tyre, nisja do të bëhet në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve drejt sheshit “Skënderbeu”, ndërsa fjalimet do të fillojnë në orën 12:00.
Flon Kastrati nga Parlamenti Studentor tha se ky marsh bën thirrje për unitet dhe solidaritet në një moment kaq të rëndësishëm për vendin./kp/
