2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Studentët e Infermierisë tregojnë nëse pas studimeve do tё qёndrojnë për të punuar nё Kosovë

Organizata joqeveritare Dita e Infermierëve “NURSE DAY”, e themeluar nё fillim tё kёtij viti, nga studentёt e drejtimit tё Infermierisё tё Fakultetit tё Mjekёsisё nё Universitetin e Prishtinёs, javёn e kaluar, gjatё kohёs sё mbajtjes sё ligjёratave, ka realizuar njё anketim me studentёt e vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё.

Leonita Ujkani, kryetare e kësaj organizate ka thënë se nё hulumtim janё pёrfshirё rreth 30 për qind e numrit tё pёrgjithshёm tё studentёve tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё tё drejtimit tё Infermierisё tё Fakultetit tё Mjekёsisё nё Universitetin e Prishtinёs.

Ujkani thotё se nga ky vit, do të jenë zёri i pёrditshёm i studentёve dhe profesionistёve tё drejtimit tё Infermierisё.

Rezultatet janё kёto:

Nё pyetjen se, Pas pёrfundimit tё studimeve themelore, a do tё qёndroni nё Kosove, apo do tё shkoni nё njё shtet tjetёr pёr tё punuar? Nga 91 studentё tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 52 apo rreth 57% prej tyre janё deklaruar se do tё qёndrojnё nё Kosovё pёr tё punuar si infermierё, ndёrsa 39 studentё apo rreth 43% prej tyne janё deklaruar se do tё shkojnё nё njё shtet tjetёr pёr tё punuar si infermierё. Tek shumica e studentёve, shteti i pёrzgjedhur ёshtё Gjermania.

Nё pyetjen se, Pёr momentin, a jeni duke shkuar nё kurs tё gjuhёs gjermane apo njё gjuhë tjetёr, ose A keni nё plan me fillu kursin, muajve, viteve nё vazhdim? Nga 91 studentё tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 57 apo rreth 63% prej tyre janё deklaruar se pёr momentin janё duke ndjekur kursin e gjuhёve ose planifikojnё tё fillojnё muajve e viteve nё vazhdim, ndёrsa 34 studentё apo rreth 37% prej tyne janё deklaruar se pёr momentin nuk janё duke ndjekur kursin e gjuhёve ose nuk planifikojnё tё fillojnё as muajve e viteve nё vazhdim. Tek shumica e studentёve, ёshtё pёrzgjedhur kursi i gjuhёs Gjermane.

Nё pyetjen se, Sa duhet tё jetё paga pёr Infermierёt nё Institucionet shёndetёsore Publike, qё ju tё jetoni e punoni nё Kosovё?, Nga 91 studentё tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, 51 apo rreth 56% prej tyre janё deklaruar se paga pёr infermierёt nё institucionet publike duhet tё jetё rreth 750 euro, 36 studentё apo rreth 39% prej tyne janё deklaruar see paga duhet tё jetё rreth 1000 euro dhe vetёm 4 studentё apo rreth 0.5% prej tyre janё deklaruar se paga pёr infermierёt nё institucionet publike duhet tё jetё rreth 500 euro.

Nё pyetjen se, Pse do ta kishit zgjedhur Gjermaninё ose njё shtet tjetёr pёr tё punuar si Infermierё dhe jo nё Kosovё? Nga 91 studentё tё vitit tё parё, tё dytё dhe tё tretё qё janё pёrgjigjur, prej katёr opsioneve, a) Paga mё e lartё b) Pёrgatitja profesionale, c) Siguria nё punё dhe sigurimet shёndetёsore dhe d) E ardhmja e fёmijёve dhe familjes, Shumica e studentёve, si arsye tё parё tё mundshme pёr t’u larguar nga Kosova pas pёrfundimit tё studimeve, kanё pёrzgjedhur opsionin nёn a) Pёr paga mё e lartё, pastaj opsionin, c) Siguria nё punё dhe sigurimet shёndetёsore, pastaj c) Pёrgatitja profesionale dhe nё fund, opsionin nёn d) E ardhmja e fёmijёve dhe familjes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img