Site icon PrishtinaPress

Struga gati për “K’tu fest”

Festivali artistik “K’tu Fest” tashmë është gati të fillojë edicionin e tretë të tij në qytetin e Strugës. Festivalii do të nisë nga data 24 korrrik dhe do të zgjasë deri më 29 Korrik. Ashtu si zakonisht, aktorë shqiptar edhe këtë vit do i prijnë këtij aktiviteti të madh që zhvillohet në qytetin e vogël por të mrekullueshëm të Strugës, njofton Drini.mk.

Autorët e këtij organizimi kulturor të mirfilltë, familja Poshka, respektivisht regjisorët Olsa dhe Xhelo Poshka theksojnë se për pesë ditë rreshtë struganët dhe gjithë mysafirët që do të qëndrojnë në këtë qytet gjatë kësaj periudhe do të jenë dëshmitarë të një ngjarje super të pasur kulturor.
“K’tu Fest” do të zhvillohet në ambientet e “Poshka teatër” ndërsa në të do të marrin pjesë edhe ikonat e artit shqipar si Margarita Xhepa, Robert Ndrenika por edhe aktorë të ri të “Portokallisë” si Gazmend Paja, Romor Zalla, këngëtarë të njohur e të rinjë si dhe artistët e mrekullueshëm të teatrit “Poshka”.

Exit mobile version