Stresi u shpall fitues i Big Brother Vip Kosova duke fituar edhe çmimin e madh prej 160 mijë eurove.
Ndonëse kanë kaluar disa muaj fansat dhe ndjekësit e tij janë interesuar se ku janë paratë dhe si i ka shpenzuar ato.
Pasi reperi hodhi një foto me shumë bankënota dhe dikush nga ndjekësit e pyeti nëse këto janë paratë e fituara nga Big Brother.
E Stresi nuk ka përtuar që të japë përgjigjen e tij.
‘Lekët e pastra nuk preken kurrë’, është shprehur ai me doza humori.
Mesa duket, vendin atyre s’ua ka bërë ende.
