
Reperi i njohur, Stresi u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Dhe, që pas daljes nga shtëpia e famshme pas më shumë se 100 ditësh, reperi nga Shqipëria është rikthyer me aktivitete muzikore duke mbajtur seri më tani disa koncerte.
Por, Arkimed Lushaj (emri i plot) gjithashtu është bërë mjaft aktiv në rrjetet sociale ku edhe po sjell imazhe dhe postime të ndryshme nga përditshmëria e tij.Foto: Stresi/Instagram
Në postime, Stresi nuk ka lënë anash as ‘thumbat’ e ndryshëm si për kolegët apo ish-banorët e shtëpisë së BBVK.