Site icon PrishtinaPress

Stresi: Jam i dashuruar marrëzisht në Kejsin, Xhulin e kam si motër

Darka e banorëve të nominuar të Big Brother VIP Kosova, solli pyetje nga më të ndryshmet e më pikantet.

Një e tillë në kushte anonimiteti ishte rezervuar edhe për Stresin.

“A ka shanse të dashurohesh me të vërtetë me Xhulin?”, ka qenë një nga pyetjet drejtuar rep artistit.

“Jam marrëzisht i dashuruar me Kejsin dhe po luftoj për të, Xhulin e shoh si motër dhe bashkëjetuese po ashtu shoqe”, ka thënë Stresi.

E një gjë të tillë e ka kundërshtuar edhe Xhuli.

“Unë edhe Stresi kurrë e përjetë nuk ka shanse asnjëherë”, ka thënë ajo.

 

Exit mobile version