7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Strehimi i terroristëve në Manastir, flet Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se dje doli në pah se pranimi i një statuti të Kishës ortodokse serbe në Kosovë, krijon mundësi të atilla që secili grup terrorist të mund të futet në pronën e Manastireve dhe Kishave.

Sipas tij, në këtë rast institucionet e Kosovës nuk mund të bëjnë asgjë.

Mustafa vlerëson se ka nevojë që të korrigjohet marrëveshja me Serbinë, dhe aty objektiv të jetë njohja përfundimtare në mes të dy vendeve.

“Dje doli diçka shumë e qartë në pah që ne e kemi ditë edhe më parë. Se pranimi i një statusi zyrtar të Kishës ortodokse serbe në Kosovë, që nënkupton eksterritorialitetin, themi krijon mundësi të tilla, cili grup do terrorist të shkon edhe të futet në pronën e Manastireve dhe Kishave dhe pastaj institucionet e Kosovës më s’mund të bëjnë asgjë, sepse atyre me ligj dhe Kushtetutë iu sigurohet që në territorin e tyre s’mund të futet askush dhe ta kryejë funksionin e vet ligjor dhe funksionin e vet kushtetues. Kështu që në këtë aspekt, unë mendoj se përderisa nuk jemi fut me i pranu gjërat në pikëpamje të implementimit të tyre, ato ka nevojë të korrigjohen. Por po ashtu ka nevojë që të korrigjohet edhe marrëveshja në pikëpamje të objektivit të saj, sepse nuk mund të jetë objektiv i një marrëveshje të arritur me Serbinë vetëm çështjet e sigurisë dhe çështjet e paqes, por duhet të jetë objektiv njohja përfundimtare ndërmjet dy vendeve, në mënyrë që më tutje të mos ketë asnjë formë dhe asnjë hapësirë të ndërhyrjes ose të interferimit të Serbisë në një pjesë të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai në “Respublika” në Tëvë 1.

Ish-kreu i LDK-së theksoi se “edhe formati i dialogut, edhe mënyra e dialogimit, ka nevojë që të ndryshojë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img