0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Strategu i Administratës së Trumpit: Amerika do të futet në dy luftëra të reja

Njëri nga njerëzit kryesorë në administratën e Donald Trumpit, prej kohësh ka paralajmëruar se Amerika është duke u nisur drejt dy luftërave të reja.

Siç shkruan The Guardian,  sipas opinionit të këtij njeriu, njëra luftë do të jetë me Kinën dhe tjera do të zhvillohet në Lindjen e Mesme, transmeton Telegrafi.

“Shtetet e Bashkuara dhe Kina do të luftojnë gjatë dhjetë viteve të ardhshme për shkak të ishujve në Detin e Kinës Jugore, dhe këtu nuk ka kurrfarë dyshimi. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara do të jenë në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme”, ka deklaruar Steve Bannon njëri nga njerëzit më të fuqishëm në administratën e Trumpit, që aktualisht ushtron detyrën e këshilltarit kryesor për çështjet strategjike.

Këto deklarata Bannon i kishte bërë muaj më parë, kurse me ardhjen e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ai u shndërrua në një prej figurave më të rëndësishme.

Ai është emëruar në krye të Këshillit për Siguri, dhe kishte ndikim të madh në vendimin për të ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Bannon thotë se kinezët po vijnë para hundëve “të Shteteve të Bashkuara duke pretenduar se është një det i lashtë territorial”.

“Kina pretendon se pothuajse i gjithë Deti i Kinës Jugore është brenda territorit të saj. Ata kanë ndërtuar disa ishuj artificial në përpjekje që të zgjerojnë pozicionet e tyre, por në fakt kanë forcuar edhe mbrojtjen ajrore”, ka shtuar ai.

Deklaratat e Bannon dhe pozicioni i tij në administratën e Trumpit po shkakton më shumë frikë për një konfrontim ushtarak me Kinën, në veçanti pas deklaratës së Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, i cili ka thënë se SHBA-të nuk do t’i lejojnë qasje Kinës në shtatë ishujt artificialë. E gjithë kjo situatë qon drejt një lufte.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img