3.8 C
Pristina
Friday, January 24, 2025

Buy now

spot_img

Strateg Batatina tregon se si do ta analizonte Kombëtaren: Do t’i shoh videot e ndeshjeve me projektor

Kombëtarja e Kosovës ende nën ‘mëshirën e fatit’ sa i përket përzgjedhjes së trajnerit. Që nga koha e shkarkimit të sllovenit, Primoz Gliha, ‘Dardanët’ kanë mbetur pa udhëheqës e madje nuk kanë as emrat fiks se kush mund të jetë selektori i ardhshëm.

Kosova tashmë ka një trajner të vetëshpallur që është i gatshëm t’i drejtojë ‘Dardanët’, bëhet fjalë për teknikun e skuadrës së Llapit, Tahir Batatina.

Sinjali ka kontaktuar me Batatinën për të kuptuar më shumë rreth kandidaturës së tij për trajner te Kombëtarja A’ e Kosovës.

Trajneri aktual i Llapit u shpreh i gatshëm që ta ‘merr në dorë’ Kombëtaren, madje Batatina theksoi se ka projektuar edhe një plan katër vjeçar se si do të duket skuadra jonë.

“Kam filluar një projekt katër vjeçar se si do të duket Kombëtarja A, por edhe zinxhiri rreth Kombëtares A, duke instaluar një mentalitet të lojës të të gjitha kategoritë e Kombëtares dhe duke i’u kërkuar punë maksimale dhe të gjithë në punë nga ora 8:00 deri në ora 16:00“, tha fillimisht ai për Gazeta Sinjalin.

Tekniku tregoi tutje se ai do të merrej me secilin lojtar, duke i parë ndeshjet në projektor dhe analizuar ato në detaje.

“Do të punoj edhe për të dhënat e lojtarëve dhe statistikat për çdo lojtar, duke i parë ndeshjet me video – projektor e duke i analizuar në detaje”, tha ai.

Kujtojmë se Kosova nuk arriti të kualifikohet për Kampionatin Evropian 2024, ndonëse kishte grupin mjaft të lehtë, duke arritur vetëm dy fitore për gjatë kualifikimeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img