3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Stomatologët specialist në QKMF vazhdojnë t’i marrin pagat pa rritje

Disa nga stomatologët specialist, të cilët punojnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare, vazhdojnë t’i marrin pagat pa rritje. Kështu ka deklaruar për “Indeksonline” drejtori i Odës së Stomatologëve të Kosovës (OSK) Blerim Kamberi.  Ai ka thënë se disa nga stomatologët specialist, po paguhen në bazë të koeficientit të mëhershëm.

“OSK ka reaguar ndaj mos zbatimit të Ligjit të pagave për stomatologët specialist, të punësuar në sistemin publik shëndetësor, Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare.  OSK është njoftuar nga anëtarët e saj që Ligji i Pagave Nr.08/L-196 nuk është zbatuar për një numër të stomatologëve specialist, në nivel të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).  Neni 44, shtojca 9 Nëpunësi publik i sistemit shëndetësor sipas Ligjit të pagave, përcakton që stomatologët specialist janë të kategorizuar në Grupin H, klasën H8 me koeficient 12, mirëpo në praktikë një numër i stomatologëve specialist janë paguar në bazë të koeficientit të mëhershëm”, ka thënë Kamberi.

Ndërsa thotë se kanë kërkuar nga institucionet kompetente, që të ndërmarrin hapa konkret, sa i përket zbatimit të Ligjit të Pagave, për të gjithë stomatologët specialist të punësuar në sistemin publik.

“Prandaj, kemi kërkuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe Drejtoritë Komunale për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, të marrin hapa konkret që të zbatohet ligji i pagave, për të gjithë stomatologët specialist të punësuar në sistemin publik (QKMF)”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img