1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Stoltenberg: Ukraina së shpejti mund të presë dërgesë më të madhe të armëve të rënda

Ukraina së shpejti mund të presë një dërgesë më të madhe të armëve të rënda nga vendet perëndimore, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për gazetën gjermane Handelsblatt.

“Premtimet e fundit për pajisjet e rënda të luftës janë të rëndësishme – dhe unë pres më shumë në të ardhmen e afërt. Jemi në një fazë vendimtare të luftës. Prandaj është e rëndësishme që t’i ofrojmë Ukrainës armët që i duhen për të fituar”, citohet të ketë thënë ai.

Këtë javë, një takim i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, i cili koordinon dërgesat e armëve në Kiev, do të mbahet në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

Në fillim të këtij muaji, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara premtuan tanke të lehta franceze AMX-10 RC, 40 automjete luftarake të këmbësorisë gjermane Marder dhe 50 automjete luftarake Bradley. /Reuters

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img