“Trupat ukrainase po fitojnë gradualisht terren, në kundërsulmin e tyre gjithëpërfshirës kundër linjave të ngushta të mbrojtjes ruse në Ukrainën juglindore”.
Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kiev të enjten.
“Sot forcat tuaja po ecin përpara, ato përballen me luftime të ashpra, por gradualisht po fitojnë terren,” tha Stoltenberg së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Çdo metër që fitojnë forcat ukrainase është një metër që humbet Rusia”.
NATO i ka dhuruar Ukrainës armë me vlerë miliarda dollarë, por deri më tani nuk i ka dhënë vendit pranimin në aleancë, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga Kievi.