9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Stoltenberg: Ne e ruajmë Kosovën, kemi shtuar trupat

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, ka folur të martën për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Në çeljen e Samitit të NATO-s që mbahet në Vilnius të Lituanisë, më 11 dhe 12 korrik, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë, Stoltenberg bëri thirrje për de-përshkallëzim të gjendjes, kjo duke i thirrur palët siç i quan ai Kosovën e Serbinë, që të përmbahen nga veprimet që sipas norvegjezit mund të rrisin tensionet në rajon.

“NATO është prezente në Kosovë dhe ne kemi forcat e KFOR-it atje të cilat janë aty të sigurojnë sigurinë dhe stabilitetin për Kosovën dhe njerëzit që jetojnë aty. Ne po zbatojmë mandatin që e kemi nga OKB, në mënyrë të paanshme. NATO-ja ka rritur numrin e trupave në Kosovë, duke shtuar disa qindra trupa për shkak të jo stabilitetit dhe dhunës e tensioneve që i kemi parë këtyre javëve të fundit”, tha sekretari gjeneral i NATO-s

Kur u pyet se a është gati të takoj presidentin e Serbisë, Stoltenberg, shprehu gatishmërinë për një gjë të tillë. Aleksandër Vuçiq, më 6 korrik, tha se pas Samitit  do t’i kërkojë takim urgjent sekretarit gjeneral të NATO-s.

Situata e krijuar në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, dhe në përgjithësi në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, po shqetëson presidentin e Malit të Zi, vend anëtar i aleancës.

“Jemi të shqetësuar me situatën dhe tensionet në veri të Kosovës. Ne plotësisht e përkrahim de-përshkallëzimin e konfliktit dhe dialogun mes Prishtinës e Beogradit, në kuadër të platformës që për momentin e ka prezantuar Bashkimi Evropian (BE)”,theksoi kryetari i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

BE-ja, ka një plan tre pikësh që u ka prezantuar Kosovës dhe Serbisë, si udhërrëfyes për shtensionimin e situatës. Kërkohet tërheqja e protestueseve përreth godinave komunale, në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, pastaj  largimi i njësive speciale policore po nga këto ndërtesa; kryetarët aktualë të ushtrojnë detyrën nga ambiente alternative, shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve dhe kthim në dialog.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img