0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Stoltenberg: Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka thënë se është i shqetësuar për tensionet dhe situatën që është e pranishme veri të Kosovës.

Ai, në Samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, ka deklaruar kështu kur u pyet se a do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Sigurisht që jam gati të takohem me Z.Vuçiq, jemi në kontakt të rregullt. Jemi të shqetësuar për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës”.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të de-përshkallëzojnë situatën dhe të jenë të përmbajtura nga veprimet që mund të rrisin më tej tensionet në rajon”.

Stoltenberg ka thënë se NATO është duke e kryet në Kosovë mandatin e OKB-së në formë të paanshme.

“NATO është e pranishme në Kosovë, ne kemi KFOR-in që është atje për të garantuar siguri dhe stabilitet për Kosovën dhe njerëzit që jetojnë në Kosovë. NATO e ka shtuar numrin e disa trupave në KFOR për shkak të dhunës dhe tensioneve që kemi parë javët e fundit”, ka thënë Stoltenberg.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img