“E ardhmja e Ukrainës është në NATO.”
Kështu ka deklaruar shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg , gjatë vizitës së tij të parë në vend që nga pushtimi i Rusisë 14 muaj më parë.
“Më lejoni të jem i qartë: vendi i merituar i Ukrainës është në familjen euroatlantike. Vendi i Ukrainës është në NATO. Dhe me kalimin e kohës, mbështetja jonë do ta bëjë ëndrrën tuaj realitet” u tha Stoltenberg gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Kiev.
Ai u zotua për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën, duke thënë se, deri më tani, aleatët e NATO-s kishin trajnuar mijëra trupa ukrainase dhe kishin miratuar 65 miliardë euro ndihmë ushtarake.
“NATO është pranë jusht sot, nesër dhe për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, tha Stoltenberg, përpara se të ftonte Zelenskiy në samitin e NATO-s në Vilnius në korrik./PrishtinaPress/