3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Stojkoviq ndalohet sërish në Beograd: Shoh abuzimin e qartë të BIA-s, por nuk mund të bëj asgjë

Avokati serb Cedomir Stojkoviq thotë se është ndaluar përsëri në aeroportin e Beogradit.

Postimin ai e ka bërë para një ore duke thënë se pas anulimit të djeshëm të fluturimit, ai sot u ndalua përsëri nga policia e Serbisë.

“Me hyrjen në aeroport për fluturimin për të kompensuar fluturimin e anuluar nga dje – më ndaluan përsëri. Oficerët e policisë kufitare që janë aty nga mbrëmë dhe që kanë kaluar të gjitha ndalimet e mëparshme me mua – shohin abuzimet e qarta të Agjencisë së Informacionit të Sigurisë, por nuk mund të bëjnë asgjë. Ngacmimi sistemik nga një qeveri fashiste”, ka shkruar Stojkoviq në X.

Vështirësitë për avokatin Çedomir Stojkoviq, nisën qysh prej se ai bëri homazhe në varrin e Blerina Jasharit në Prekaz. Dhe ato po vazhdojnë.

Përvec sot, ai edhe dje ka përjetuar një ngjarje të pazakontë.

Sipas një postimi të bërë nga vetë avokati në rrjetin social X, pasagjerët, pasi ishin vendosur në aeroplan dhe prisnin për 35 minuta, janë detyruar të zbresin dhe të përsërisin procesin e kontrollit të sigurisë.

“Nuk ka të ndalur! Pasi prisnim në aeroplanin që ndodhej në pistën e aeroportit për 35 minuta, të gjithë pasagjerët u detyruam të dalim për të kaluar sërish nëpër kontrolle sigurie,” ka thënë Stojkoviq.

Ai ka cituar një pilot të Lufthansa, i cili ka komentuar situatën si “shumë të pazakontë”.

Ngjarja aktuale ndjek një ndalesë të mëparshme katërorëshe të Stojkoviqit nga ana e autoriteteve serbe të premten e kaluar, ndërkohë që avokati po udhëtonte nga Kosova për në Serbi.

Stojkoviq ka bërë homazhe të ejten (18 janar) te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, prej ku u ka kërkuar falje shqiptarëve për krimet e kryera nga regjimi serb i kriminelit Slobodan Milosheviq.

Kjo i ka penguar ish-ministrit të asaj kohe, gjegjësisht presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, i cili shfaqi edhe një herë urrejtjen patetike ndaj shqiptarëve, edhe nëse ata nuk janë të gjallë.

Në fakt, udhëheqësi serb u pyet se çfarë mendon dhe nëse duhet të arrestohet avokati pas këtij veprimi në Kosovë.

“Është turp me të cilin ai (Çedomir Stojkoviq) do të jetojë gjatë gjithë jetës së tij. Policia dhe prokuroria duhet ta kryejnë punën e tyre në këtë drejtim”, ka pohuar Vuçiq nga Davosi i Zvicrës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img