Site icon PrishtinaPress

Stojanoviq: Ka çështje më të rëndësishme se muri në Mitrovicë (VIDEO)

Zëvendëskryeministri serb i Kosovës, Branimir Stojanoviq, e cilëson fatkeqësi të madhe tematizimin e murit në veri, duke e konsideruar si çështje e cila po nxit deklarata populiste në koncept të 10 kubikëve beton.

“Është fatkeqësi e madhe që në këtë situatë ka shumë çështje të tjera me rëndësi, ne po flasim për 10 kubik beton të cilat janë fut aty, kurse na presin çështje shumë më të rëndësishme. Dhe ajo që duhet ta themi është se ne duhet të merremi me çështje akute, çështje të cilat janë shumë më të rëndësishme e jo deklaratat populiste në koncept të asaj që për 10 kubik beton të bëhet kaq e madhe kjo çështje”, tha ai

Ai më tej shtoi se kjo çështje i takon Komunës që të merret , për shkak se hyn në fushëveprimin e vetëqeverisjes lokale. /Tribuna/

 

Exit mobile version