2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Stërmbesa e Skënderbeut, Sophie Castriota i këndon Adem Jasharit përmes vargjeve të “Mora fjalë”

Stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu, Sophie Castriota në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka kënduar disa vargje të këngës “Mora fjalë”.

Hitin e madh të muzikës popullore shqiptare, të cilën para disa vite e ka kënduar Shkurte Fejza, Sophie e ka sjellur në versionin e saj teksa këndon plot emocion në videon që e ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook.

Kujtojmë që Sophie Castriota është brezi i 14-të i Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ajo ka lindur dhe është rritur në Australi dhe ka kohë që merret me muzikë.

Foto: Sophie Castriota/ Facebook

Kohë më parë Sophia ka dhënë detaje rreth prejardhje së saj dhe lidhjes me heroin tonë kombëtar.

“Po, unë jam pa diskutim një pasardhëse e linjës së gjakut (14 gjenerata) të Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo trashëgimtarja e tij, siç kanë thënë disa. Linja e gjakut është e nënës dhe vjen nga gjenerata e 6 e stër stër-gjyshes sime, Princeshës Giuseppa Castriota Scanderbeg, e cila u martua me Marquis Vincenzo Bernardini. Ne jemi pasardhës të linjës së Pardos, siç është edhe familja e Kastriot Skënderbeut në Leçe të Italisë; nga i njëjti vend që ka prejardhjen dhe familja e nënës sime. Historia e një princeshe në familje ishte një legjendë e vjetër familjare deri sa stër-daja im nisi kërkimet dhe krijoi pemën familjare”, ka shpjeguar ajo.

“Pema është rikërkuar, ashtu siç duhet vite më parë dhe kjo ndodhi kur ne kuptuam se kush ishte princesha-një nga stër-stër mbesat e linjës së gjakut të Skënderbegëve. Pema e familjes sonë është kontrolluar edhe nga ambasadat dhe tjerë dhe kanë arritur në përfundimin se unë jam një nga pasardhëset e linjës së gjakut të atij njeriu të madh. Jam shumë krenare për të dhe për gjakun që unë mbaj që vjen nga ai. Paraardhësit e mi shqiptarë lanë Shqipërinë kur perandoria Osmane i pushtoi pas vdekjes së Skënderbeut. Ata u vendosën në jug të Italisë, në Leçe/ Apuglia. Gjyshja ime italiane u largua nga Italia para shumë vitesh, jetoi në Francë dhe më vonë në Angli. Ajo së bashku me prindërit e mi lanë Mbretërinë e Bashkuar në fillim të ’90 për të jetuar më vonë në Australi ku dhe linda unë”, kishte thënë tutje ajo.

Foto: Sophie Castriota/ Facebook

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img