3.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Steinbaum pret kohë të vështira për Kosovën pas rikthimit të Trump në administratë: Grenell ka pasur konflikte me Kurtin

Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbaum ka thënë se pret që Kosova të kalojë në një periudhë të vështirë pas ardhjes së administratës së Trump në ShBA.

Steinbaum tha që do të ketë pengesa në rrugë, duke përmendur edhe ish-emisarin Richard Grenell si një arsye për këtë, duke ditur raportet jo të mira që kishte me kryeministrin Kurti në të kaluarën. 

“Mendoj se do të kalojmë nëpër një periudhë të vështirë, siç thonë. E dimë që ka
pasur disa mospajtime ndërmjet kësaj qeverie aktuale në Kosovë dhe disa prej njerëzve të
lidhur me ish-Presidentin Trump, si Rick Grenell dhe të tjerë. Si do të zhvillohet kjo, sa kohë.


Trump do të emërojë Rick Grenell për këtë rajon ende nuk e dimë. Por dimë që Grenell ka një interes të forte për këtë rajon dhe ka pasur konflikte me Kryeministrin Kurti. Kështu që do të ketë disa pasoja. Pres të ketë pengesa në këtë rrugë, a do të jenë pasoja apo dënime, këtë nuke dimë ende. Por dimë gjithashtu që Grenell dhe Kushner kanë interesa financiare në Serbi.


Dhe kjo mund të ndikojë në zhvillime, sepse ne e dimë që ish-Presidenti Trump, në administratën e tij të parë, angazhoi interesat e tij ndërkohë që po zhvillonte punët publike. Kjo ishte pjesë e asaj për të cilën u akuzua. Ai u mor në pyetje për këtë. Do ta shohim si do të zhvillohet tani. Nuk kam arsye të besoj se do të veprojë ndryshe”, deklaroi ai.

I pyetur nëse Kosova ka ndonjë detyrim ndërkombëtar sipas dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe, sigurisht, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për të përmbushur detyrimin e saj në krijimin e Asociacionit, ai deklaroi: 

“Kosova është në këto rrethanat dhe me këtë draft të statutit që është vënë në
tavolinë përpara qeverisë së Kosovës. Kosova është përgjegjëse për qytetarët e saj nën kushtetutën e saj dhe për të zbatuar ligjet e saj me përpikëri. Kështu që përgjegjësia kryesore e saj është zbatimi përgjegjësisë ndaj qytetarëve të saj nën kushtetutën e saj”, u shpreh ai në një intervistë për Rtv21.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img