13.6 C
Pristina
Monday, September 30, 2024

Buy now

spot_img

Stefanoviq kërkon të zbatohen të gjitha marrëveshjet me Kosovën dhe zgjedhje në Serbi

Kryetari i Komisionit të Parlamentit të Serbisë për Punë të Jashtme dhe zëvendëskryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi, Borko Stefanoviq, u pajtuan sot me senatorin amerikan nga Montana, Steven Danes se Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas njoftimit të SSP-së, Stefanoviq dhe Danes kanë biseduar edhe për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së dhe për bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe politik.

“Partia për Liri dhe Drejtësi beson se është e rëndësishme që Serbia të anëtarësohet sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe të zbatojë të gjitha marrëveshjet me Prishtinën që mbrojnë popullin tonë në Kosovë dhe Metohi dhe që ruajnë pikëpamjen tonë kushtetuese për statusin e Kosovës. “, tha Stefanoviq.

Sipas tij, situata në Serbi “tregon rezultatet e këqija të autoriteteve në të gjitha fushat”, dhe zgjidhja për këtë është “thirrja për zgjedhje të jashtëzakonshme”./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img