0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Stavileci takoi sindikalistët e Trepçës, u thotë se ajo është prioritet i Qeverisë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik  Blerand Stavileci, ka pritur sot në takim një delegacion të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, të kryesuar nga kryetari i saj, Shyqyri Sadiku, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale në këtë ndërmarrje dhe të ardhmen e saj.

Në këtë takim Stavileci ka thënë miratimi i Ligjit për Trepçën qartëson statusin e kësaj ndërmarrje.

“Me miratimin e Ligjit për Trepçën qartësohet statusi i kësaj ndërmarrje të rëndësishme për ekonominë e vendit dhe i hapë rrugë zhvillimit të saj, rrjedhimisht kjo do të krijojë perspektivë edhe për punëtorët”, tha ministri Stavileci.

Kreu i MZHE-së, ka rikonfirmuar interesimin e Qeverisë për zhvillimin e sektorit minerar dhe theksoi se në këtë kuadër, Trepça përbën një prioritet në vete.

Stavileci vlerësoi kontributin e punëtorëve të kësaj ndërmarrje për të zhvilluar ndërmarrjen dhe i siguroi ata që nuk do tu mungojë mbështetja e Ministrisë që drejton.

Nga ana e tyre, sindikalistët falënderuar ministrin Stavileci për angazhimin e tij në finalizimin e Ligjit për Trepçën, duke vlerësuar atë si mënyra e vetme që garanton zhvillimin e Trepçës.

Ata gjithashtu, e njoftuar ministrin Stavileci me punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen me qëllim të mbajtjes në nivel operimin në këtë ndërmarrje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img