Sot, të gjitha gratë e administratës në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, janë ndjerë më të veçuara se grat e tjera të administratës në Kosovë. Secila nga to ka marr personalisht nga një trëndafil, nga ministri Blerand Stavileci., me urimin për 8 marsin. Gjestin e tij gratë që punojnë në këtë ministri e kanë përshkruar në mënyrë të ndryshme në rrjetet e tyre sociale ku kanë publikuar dhuratën e marrë nga ministri dhe falënderimin për gjestin e tij
“Asgjë në jetë nuk do të arrinim pa ato dhe nuk do të ishte aq e bukur si me ato. Të gjitha femrave Urime 8 Marsi”, ka shkruar ministri Stavileci në rrjetin e tij social.