Votimi i Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ndarjen e rezervave sekondare të energjisë eklektike, po konsiderohet si tepër e rëndësishme nga ana e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci për të dyja sistemin energjetike.
Pas votimit në Kuvendin e Kosovës me 93 vota për, sot organizohet në Tiranë nga ora 10, konferenca e parë për këtë çështje.
Ministri Stavileci ka thënë se bllokadat e ndryshme që iu bëhen sistemin energjetik të Kosovës me këtë marrëveshje nuk do të kenë efekte.
“Konsensus i plotë në Kuvendin e Kosovës. Marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për ndarjen e rezervës sekondare votohet me 93 vota për dhe asnjë kundër e asnjë abstenim.
“Kjo marrëveshje mundëson rritje dhe likuiditet të tregut të energjisë, optimizim të sistemit dhe racionalizim të kostos. Vizioni ynë për një treg të integruar të energjisë drejt përmbushjes. Të kota janë bllokadat e ndryshme që na vihen në këtë rrugë”, ka shkruar ministri i Blerand Stavileci në profilin tij në Facebook.