4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Statovci: Presidentja Osmani gëzon besueshmërinë më të lartë që ka një lidere

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka reaguar në lidhje me dy vjetorin e emërimit presidente të Vjosa Osmanit.

Ajo e ka quajtur Osmanin si grua të fuqishme, parimore dhe të pa trembur nga fenomenet politike.

Më tutje, Statovci ka thënë se Presidentja gëzon besueshmërinë më të lartë që ka një lidere, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës,

‘’ Presidentja Osmani gëzon besueshmërinë më të lartë që ka një lidere, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, cilësuar me kënaqshmëri dhe transparence të lartë institucionale. Me politikat e saj të vendosura për parime demokratike, ajo ka arritur të fuqizoj si kurrë më parë, marrëdhëniet e Kosovës me shtetet mike në tërë botën.’’

Postimi i plotë:

Në dy vjetorin e Presidentes Vjosa Osmani, Kosova ???????? gëzon udhëheqjen nga një grua e fuqishme e parimore, e përcaktuar për konsistencë dhe dinjitet, e pa trembur kurrë nga asnjë fenomen në politikë.

Kam pasur nderin dhe knaqësinë, që jo vetëm ta votoj në cilësinë e deputetes, por edhe të bashkëpunoj me të, në shërbim të kauzës për demokratizimin e shoqërisë tonë, forcimin e shtetit të Kosovës, kthimin e dinjitetit dhe vlerave në politikë.

Presidentja Osmani gëzon besueshmërinë më të lartë që ka një lidere, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, cilësuar me kënaqshmëri dhe transparence të lartë institucionale. Me politikat e saj të vendosura për parime demokratike, ajo ka arritur të fuqizoj si kurrë më parë, marrëdhëniet e Kosovës me shtetet mike në tërë botën.

Presidentja ka ndihmuar fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës, ka garantuar vazhdimisht në kompetencat e saj që sistemi gjyqsor do të ecë drejt pavarësisë totale, dhe ka mbrojtur interesat e Kosovës në çdo tryezë brenda e jashtë vendit.

Urime Zonja Presidente Vjosa Osmani!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img