Site icon PrishtinaPress

Statovci: Kosova në mungesë së strategjisë energjetike, ka mbetur e varur nga kapacitetet e vjetra

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, në seancën e jashtëzakonshme, ku u shqyrtua Strategjia e Energjisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031, ka thënë se Kosova ka filluar përgatitjet për të zgjidhur problemin me energjinë nga viti 2004.

Sipas saj, që nga atëherë, nismat dhe projeksionet ishin zhvilluar pa një kuadër strategjik që do të definonte përmasën.

“Energjia është një nga çështjet ku ekspertët dhe vrojtuesit e zhvillimit ekonomik pajtohen në masë të madhe se ky sektor ka peshë kyçe në rritjes ekonomike të një vendi. Ky rol primar i energjisë, edhe në Kosovë, për vite me radhë, ndoshta 3 a 4 vite pas luftës, ishte përcaktuar si prioritet që e ndikon në mënyrë direkte zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës dhe e bënë atë fuqi energjetike”, tha Statovci.

“Roli i energjisë përveçse në zhvillimin ekonomik është konsideruar më herët dhe është vërtetuar muajve të fundit se ka një peshë kritike edhe të aspektit të sigurisë nacionale kur merret në vlerësim ndikimi i luftës në Ukrainë në këtë sektor. Në të gjithë jemi dëshmitar të këtyre ditëve ku energjia sot përdoret dhe si instrument lufte e instrument shantazhi ndaj faktorit ndërkombëtar”, tha tutje ajo.

“Republika e Kosovës, ka filluar përgatitjet për zgjidhur problemin me energjinë diku nga viti 2004. Që atëherë, nismat dhe projeksionet ishin zhvilluar pa një kuadër strategjik që do të definonte përmasën, formën e zgjerimit të kapaciteteve, vlerësimin e ndikimeve, zgjidhjet alternative etj. Si rrjedhojë, kemi stagnim nga viti 2004 të projeksioneve për shtimin e kapaciteteve gjeneruese me c’rast Kosova ka mbetur e varur nga kapacitetet gjithnjë e më të vjetra, kostove të larta të mirëmbajtjes dhe importit tejet të lartë e të pasigurt”, u shpreh Statovci.

Sipas Statovcit, kjo draft Strategji është testuar me rreth 5 skenarë të vlerësuar deri ne detaje, dhe të modeluara sipas standardeve ndërkombëtare.

“Sikurse u tha sektori i energjisë paraqet një nga sektorët me delikat dhe sfidues të ekonomisë. Sistemi aktual i energjisë elektrike në vend është i vjetruar, i papërshtatshëm dhe i pasigurt – duke i krijuar kosto të mëdha rritjes ekonomike dhe zhvillimit të vendit; e kjo pastaj duke shkaktuar dhe humbje oportune nga pasiguria ne investime në një kohe kur gjithçka po ecën drejt një vartësie edhe me te madhe nga energjia elektrike”, tha ajo.

Ajo ka përmendur edhe pasojat e situatës aktuale në këtë sektor, teksa thotë se do të kishte mungesë të qartësisë në raport me sektorin energjetik, duke e lënë Kosovën pa asnjë kapacitet shtesë në prodhimin e energjisë.

“Mungesa e qartësisë ne raport me sektorin, e lë Kosovën pa asnjë kapacitet shtese në prodhim të energjisë. Me termocentrale te vjetërsuara, që nuk garantojnë siguri në furnizim, e me një kapacitet shumë të limituar të operimit, prezence minimale e burimeve te ripertritshme të energjisë në sasinë totale të konsumit të energjisë elektrike”, deklaroi Statovci./Prishtinapress/

Exit mobile version