Site icon PrishtinaPress

Statistikat serbe, mbi 61 mijë shqiptarë jetojnë në Serbi

Enti i statistikave në Serbi ka publikuar të dhënat e regjistrimit të popullsisë në muajin tetor, për banorët rezident të vendit.

Nga këto satatistika del që në Serbi jetojnë gjithsej 61 mijë e 687 shqiptarë.

Komuna me më së shumti shqiptarë është ajo e Preshevës, teksa theksohet numër i vogël i popullsisë shqiptare në Medvegjë.

Në Preshevë banojnë 31.340 banorë, në Bujanoc banojnë 25 mijë e 465, ndërsa në Medvegjë janë 905 të tillë.

“Numri i përgjithshëm i shqiptarëve që jetojnë në Serbi nga regjistrimi fundit del të jetë 61.687 (gjinisë mashkullore 30.942, gjinia femërore 30.745) banorë rezident ose 0.93% nga numri i përgjithshëm i popullsisë prej 6.647.003” ka njoftuar në Facebook zëvendëskryeshefi i Administratës Komunale në Preshevë, Hevzi Ramadani.

Sipas tij, janë 3.977 shqiptarë që banojnë në brendi të Serbisë, në vende të ndryshme jashtë tri komunave me shumicë shqiptare.

 

Exit mobile version