Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë duke luajtur në kampionate të ndryshme për herë të parë që nga sezoni, 2018/19.
Dyshja kishte një rivalitet të vazhdueshëm që prej transferimit të Ronaldos në Real Madrid nga Man Unitedi në vitin 2009.
Ronaldo dhe Messi ndihmuan Real Madridin, respektivisht Barcelonën në shumë kompeticione, derisa fituan nga pesë herë ”Topin e Artë”.
Megjithatë, Ronaldo u largua nga Real Madridi në drejtim të Juventusit këtë verë, transmeton IndeksOnline.
Ai dështoi ta hapë llogarinë e tij të golave për Juventusin në dy ndeshjet e para në Serie A, derisa Messi ka shënuar dy gola në dy ndeshjet e para në La Liga.
Por, si u krahasuan ata herën e fundit kur luajtën në kampionate të ndryshme?
Mirë, Messi shënoi 38 gola në 51 ndeshje në të gjitha garat, përfshirë në 23 paraqitje në kampionat, si dhe 9 në Champions League.
Barcelona e fitoi tripletën në atë sezon – La Ligan, Copa del Rey dhe Champions Leaguen.
Skuadra katalunase mposhti Man Unitedin në finalen e Champions Leagues, teksa argjentinasi natyrisht se shënoi gol.
Nga ana tjetër, Ronaldo shënoi 26 gola në 53 ndeshje në të gjitha garat, përfshirë 18 në La Liga, dhe shënoi vetëm 4 gola në Champions League.
Paraqitjet e tij, megjithatë, drejtuan Man Unitedin drejt dopietës – titullit të Premier Leagues dhe League Cup.
Mbetet të shihet në fund të sezonit aktual se si do të krahasohen të dy lojtarët në fjalë.