-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Staroviq: Serbët nuk do të lejojnë sundimin e kryetarëve “jo legal” të komunave

Sekretari shtetëror në ministrinë serbe të mbrojtjes, Nemanja Staroviq, ka pretenduar se prania e fortë e KFOR-it në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës nuk i ka penguar “banditë policore të hedhin gaz lotsjellës ndaj protestuesve paqësorë”.

Staroviq ka shkruar në Twitter se që nga mëngjesi i sotëm serbët janë mbledhur në numër të madh para selive të komunave në veri të Kosovës – Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, duke shtuar se “janë të vendosur që të mos lejojnë sundimin e kryetarëve të paligjshëm shqiptarë”.

“Një tubim i madh i serbëve që nga mëngjesi para selive të komunave në veri të Kosovës*. Ata janë të vendosur të mos lejojnë sundimin e kryetarëve të paligjshëm shqiptarë të zgjedhur me një deri në tre për qind të votave”, ka shkruar Staroviq.

Ai ka shtuar se megjithatë, prania e fortë e KFOR-it nuk i ka penguar “banditë e policisë” që të hedhin gaz lotsjellës ndaj “protestuesve paqësorë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img