4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Staroviq: Kurti është duke shkaktuar konflikt me përmasa të gjëra

Sekretari i shtetit në ministrinë serbe të mbrojtjes Nemanja Staroviq ka pretenduar se “situata në veri të Kosovës është më e vështira që nga viti 1999 e deri më sot, para së gjithash për faktin se Albin Kurti ka qenë në krye të qeverisë së Kosovës për dy vjet të plota”, i cili, sipas fjalëve të tij, “si rregull i zbaton masat e tij të njëanshme të cilat arrijnë të rrezikojnë sigurinë e serbëve”.

“Tashmë është një model, është një rregull, që ai të përdorë masa të njëanshme, dhe po ashtu jemi dëshmitarë të dislokimit të vazhdueshëm të forcave speciale të militarizuara monoetnike shqiptare të Policisë së Kosovës, detyra e vetme e të cilave me sa duket është të ngacmojnë pjesëtarët të popullit serb”, pretendon Staroviq.

Ai thotë se “ka frikë se gjithçka që dëshiron Kurti është të provokojë një konflikt më të gjerë të ngjashëm me luftën”.

“Pavarësisht se çfarë bëjmë, unë e kam fjalën për Beogradin zyrtar dhe serbët e Kosovës, për të shmangur diçka të tillë, kam frikë se do të ketë sukses”, ka thënë Staroviq.

Ai pretendon se “përgjegjës janë edhe vendet e bashkësisë ndërkombëtare, përkatësisht vendet e KUINT-it, të cilat përkundër retorikës dënuese, nuk zbatojnë asgjë në praktikë për të penguar “qëllimet kriminale” të Kurtit”.

“Nuk mund të përdor një term tjetër kur dikush padyshim dëshiron, thërret dhe përpiqet të prodhojë një konflikt lufte, gjithçka për të arritur qëllimin e tij kryesor, që është të eliminojë çdo prezencë të organizuar socio-politikisht të serbëve në veri të Kosovës“, përfundon Staroviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img