Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti Volodymyr Zelenskyy, tani më kanë nisur takimin e tyre, shkruan Gazeta Express.
Sky News raporton se Starmer i ka thënë Zelenskyy: “Keni mbështetje të plotë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, dhe ne do të qëndrojmë me ju dhe Ukrainën sa herë që të jetë e nevojshme.”
Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar ka një vendosmëri “të plotë” dhe “të palëkundur” për të arritur “atë që ne të dy duam të arrijmë, që është… një paqe e qëndrueshme për Ukrainën, e bazuar në sovranitetin dhe sigurinë.”
Zelenskyy falënderoi Starmer dhe popullin e MB për mbështetjen e tyre që nga fillimi i luftës.