0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Stano: Zgjedhjet në katër komunat veriore ishin një nga elementet që çuan në vendosjen e masave

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur për masat e vendosura ndaj Kosovës, ku ka theksuar se ato janë ende në fuqi dhe se zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës janë parë si një nga elementet që kanë çuar në vendosjen e atyre masave.

“Zgjedhjet në katër komuna i pamë si një nga elementët që çuan në vendosjen e masave, por kjo mbetet në dorën e shteteve anëtare, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit për Çështje të Përgjithshme nga dhjetori i vitit të kaluar. Shtetet anëtare të rivlerësojnë situatën dhe më pas me institucionet evropiane të vendosin nëse masat duhet të hiqen apo jo, mund të konfirmoj se diskutimet janë ende duke vazhduar dhe të kujtoj se masat nuk janë shfuqizuar”, shtoi Stano.

Ai ka thënë se masat ndëshkuese nuk janë futur vetëm për një gjë, por për një sërë vendimesh dhe masash, dhe ajo që ka bërë Kosova vetëm për një çështje nuk është vendimtare për heqjen e tyre.

“Ne duam ta shohim të gjithë situatën të zgjidhet. Të dyja palët duhet t’i përmbushin obligimet e tyre dhe Kosova ka dëgjuar se cilat janë pritjet tona. Zgjedhjet në veri janë vetëm një çështje. Mund të shikojmë se si u organizuan zgjedhjet dhe çfarë i udhëhoqi serbët për t’i bojkotuar. Masat janë futur kundër Kosovës për arsye të caktuara, kur të mos jenë më, ato do të shfuqizohen dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me një gjë”, deklaroi Stano.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img