9.8 C
Pristina
Thursday, October 24, 2024

Buy now

spot_img

Stano: Trajtimi i temës së Urës së Ibrit në dialog, nuk nënkupton marrëveshje të reja

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar sot se trajtimi i temës së urës në dialog, nuk nënkupton marrëveshje të reja.

“Të trajtosh çështjen e urës në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të thotë të diskutosh modalitetet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura për urën, jo marrëveshjet e reja. Njeriu duhet të dëgjojë me të vërtetë dhe të përpiqet të kuptojë këshillat unanime të të gjithë miqve dhe aleatëve”, tha ai për RTK-në.

Stano të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës (BE, SHBA, NATO, Mbretëri e Bashkuar) e kanë thënë shumë qartë dhe pa mëdyshje, se është në interesin e Kosovës të dëgjojë, miqtë dhe aleatët, përndryshe njeriu rrezikon të mbetet vetëm dhe të lihet pas.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img