3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Stano: Të enjten s’do të ketë takim në Bruksel mes Kurtit e Vuçiqit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se BE pret që Kosova dhe Serbia të riangazhohen menjëherë dhe pa kushte në negociata, të fillojnë punën për deeskalim dhe t’i kthehen përmbushjes së detyrimeve që dalin nga dialogu.

Në konferencën për media, Stano ritheksoi se nesër në Bruksel nuk do të ketë dialog të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por takime të ndara mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe disa liderëve evropianë.

Ai konfirmoi se dialogu do të diskutohet në samitin e nesërm të Këshillit Evropian, se Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell do të paraqesë një raport për rrjedhën e këtij procesi, siç është bërë në të gjitha samitet e mëparshme, sepse dialogu, theksoi ai, është një çështje e rëndësishme për BE-në.

“Platforma e takimeve të nesërme ka të bëjë me vizitën e fundit të të dërguarit evropian Miroslav Lajçak në Beograd dhe Prishtinë së bashku me përfaqësuesit e Italisë, Francës, Gjermanisë dhe të dërguarin special të SHBA-së. Liderët e Beogradit dhe Prishtinës, presidenti Vuçiq dhe Albin Kurti janë ftuar në Bruksel për bisedime serioze të veçanta me liderët evropianë. Nuk do të hyj në detaje logjistike tani, do t’i publikojmë më vonë, por ideja është që këto takime të zhvillohen në margjinat e samitit të Këshillit Evropian në shenjë mbështetje për kthimin në dialog, sepse ky është mesazhi kryesor i Bashkimit Evropian”, tha Stano.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img