1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Stano: Shtetet e BE-së mbështesin plotësisht Borrellin dhe Lajçakun në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur për deklaratat e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili kritikoi ashpër të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Sinjali.

Stano ka thënë se mungesa e progresit në dialog, nuk qëndron te përfaqësuesit evropianë të cilët ndërmjetësojnë bisedimet.

”BE-ja dhe partnerët tanë ndërkombëtarë të angazhuar në mbështetjen e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja e kanë bërë shumë të qartë në mënyrë të përsëritur se ku e shohin problemin kryesor për mungesën e progresit në Dialog, dhe definitivisht nuk është Borrelli ose Lajçak”, ka thënë Stano.

Sipas tij, shtetet anëtare të BE-së kanë përsëritur qartë se mbështesin plotësisht Borrellin dhe Lajçakun në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

”Shtetet anëtare të BE-së – 27 prej tyre – e kanë përsëritur qartë se mbështesin plotësisht Borrellin dhe Lajçakun në përpjekjet e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të normalizojnë marrëdhëniet e tyre”, ka thënë ai për Klanin.

Sipas tij, kjo mbështetje u afirmua edhe nga 27 shtetet anëtare të BE-së këtë mëngjes.

“Së fundmi 27 shtetet anëtare të BE-së shprehën këtë mbështetje të plotë këtë mëngjes dhe u diskutua edhe në takimin e Ministrave të Jashtëm të 27 vendeve të BE-së në Neë York mbrëmë”, shtoi shtani.

Ai u bëri thirrje palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim.

”Kjo nënkupton fillimin e zbatimit bazuar në Propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejshme”, u shpreh zëdhënësi i BE-së.

Siç potencoi ai, shtetet anëtare të BE-së theksojnë vazhdimisht se puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img