9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Stano: Nëse edhe Serbia nuk është duke bërë gjithçka në deeskalim, do të vendosen masa ndaj saj

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se masat ndaj Kosovës janë vendosur për shkak të mungesës së sjelljes në mënyrë evropiane.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se nëse shtetet anëtare e konsiderojnë edhe Serbinë do të vendosin masa edhe ndaj saj.

“Nëse shtetet anëtare të BE-së vendosin, atëherë ne do të vendosim masën e nevojshme kundër Serbisë nëse 27 shtetet anëtare deklarojnë se në situatën aktuale, në kontekstin aktual të kësaj krize të fundit se Serbia nuk po bën gjithçka për të de-eskaluar situatën”, ka thënë Stano.

Ai ka deklaruar se BE po bën çdo gjë që i takon si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi.

“Kur është fjala për temën që ngrihet nga 56 nënshkrimet dhe paralamentarët nga disa shtete anëtare dhe disa vende të tjera të treta. Mund të them vetëm se politikat e BE-së janë në unanimitet me ato 27 shteteve anëtare, ashtu siç kanë vendosur qeveritë e tyre”.

“Ne kemi mijëra-mijëra deputetë në Bashkimin Evropian, kështu që qëndrimet e BE-së përcaktohen nga vendimet e qeverive të 27 shteteve. Kur është fjala për dialogun dhe çështjen që ka të bëjë me Kosovën dhe Serbinë, kemi thënë shumë herë se BE-ja është ndërmjetësuese, po ndihmon të dyja palët për të arritur kompromiset e nevojshme për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img