Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke refuzuar të komentojë deklaratat e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, se SHBA e BE kanë probleme të komunikimit me kryeministrin Albin Kurti, tregoi se qëndrimet e BE-së kur në pyetje është Kosova janë 100 përqind të njëjta.
“Kur vjen puna te Kosova dhe sjellja e qeverisë aktuale në Prishtinë, pikëpamjet tona me partnerët amerikanë përafrohen gati 100%”, tha sot Stano në konferencë.