Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se është e nevojshme që Prishtina dhe Beogradi të kthehen në dialog dhe të zbatojnë shpejt marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, pa vonesa të mëtejshme.
“Ekziston një pritje e qartë e BE-së nga palët për të ndërmarrë hapa shumë të mirëpërcaktuar për de-përshkallëzimin. Është e nevojshme që dialogu me ndërmjetësimin e BE-së, të udhëhequr nga përfaqësuesi i lartë dhe zbatimi i shpejtë i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksit të zbatimit të tij, të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme”, tha ai.