1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Stano: Ekipi Menaxhues s’ishte nga asnjëra palë, ishte delegacion më vete

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka thënë se Ekipi Menaxhues s’ka qenë pjesë e asnjërës palë në takimin e Brukselit.

Për të ai tha se ka qenë një delegacion i vecantë, duke shtuar se për përbërjen e tij ishin pajtuar palët në marrëveshje.

“Ai ekip mori pjesë si delegacion më vete dhe se ishin ftuar të vijnë dhe t’i bashkohen takimit për një pikë të rendit të ditës. Ata nuk ishin pjesë e asnjërit delegacion, as të Serbisë e as të Kosovës”, deklaroi Stano.

“Palët ishin pajtuar rreth përbërjes së Ekipit Menaxhues. Anëtarët e Ekipit Menaxhues janë propozuar nga Serbia dhe zyrtarisht janë emëruar nga Kosova”.

Në këtë konferencë, Stano tha se mandati i këtij ekipi pushon vetëm pas miratimit të statutit të Asociacionit.

Sipas Bashkimit Europian, vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta shkarkuar atë është në kundërshtim me Marrëveshjen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img