Site icon PrishtinaPress

Stano: Dënojmë fuqishëm sulmet terroriste dhe të liga ndaj Policisë së Kosovës

Duke folur për sulmet vrastare dhe terroriste të djeshme në fshatin Banjskë të Zveçanit, zëdhënësi i Bashkimit Evropian tha se BE “dënon fuqishëm sulmet terroriste dhe të liga ndaj Policisë së Kosovës” teksa bëri thirrje për kthim në tryezën e dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në konferencën e tij të përditshme për media, Stano kërkio “shtensionim urgjent” të situatës teksa iu referua sërish deklaratës së lëshuar nga Bashkimi Evropian para një jave me kërkesat ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Ngjarjet e djeshme në veri Stano i quajti “tejet të rrezikshme” ku sulmet tha se “BE i dënon më së fuqishmi”.

“Duhet të gjejmë rrugën përtej krizave të njëpasnjëshme dhe t’i kthehemi zgjidhjes normale të problemeve përmes dialogut”, ka shtuar Peter Stano.

Exit mobile version