3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Standard”: BE-ja dëshmoi se sundimi i ligjit mund të negociohet në Kosovë

Me mënyrën se si zgjidhi konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës, BE-ja e bëri vlerën më të rëndësishme të demokracive perëndimore, sundimin e ligjit,diçka për të cilën mund të negociohet, vlerëson e përditshmja vjeneze “Standard”.

Heqja e barrikadave në veri të Kosovës nuk sjell paqe të qëndrueshme për Krishtlindje, dhe është veçanërisht shqetësuese që BE-ja dhe NATO-ja ranë dakord me kushtet e “militantëve ushtarakë që janë nën kontrollin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe që nuk kanë një mandat negociues”, transmeton FrontOnline.

“Mënyra se si e zgjidhi konfliktin, BE-ja e bëri vlerën më të rëndësishme të demokracive perëndimore, sundimin e ligjit, diçka që mund të negociohet. Bilanci i krizës së inskenuar Serbo-Kosovë është shkatërrues – Kosova nuk duhet të sigurojë që të gjithë pronarët e makinave duhet të përdorin regjistrimet e përcaktuara dhe të mos mund të bëjnë zgjedhje në afat. Nuk mund të dënohen personat që bllokuan trafikun në mënyrë të paligjshme, dhe policia e saj nuk mund të përdorë monopolin e përdorimit të forcës”, thekson “Standard”.

Në të njëjtën kohë, shton gazeta, qeveria serbe po hyn me kapital më të madh negociator në negociatat e ndërmjetësuara nga BE.

Gazeta pohon se Vuçiq prej kohësh dëshiron ta ndajë Kosovën dhe kufijtë e saj sipas kritereve etnike dhe ai merr ndihmë nga Kremlini.

Kremlini përfiton nga kjo nëse vëmendja dhe burimet e BE-së, NATO-s dhe SHBA-së do të drejtoheshin në Ballkan dhe jo në Ukrainë. Moska, përveç kësaj, tallet me “evropianët e paaftë”, paralajmëron “Standard”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img