5 pjestarë të Klinikës së Biokimisë në Kosovë dhe drejtori i saj, Shemsi Veseli, janë futur në karantinë, pasi kishin kontakt me një person të infektuar me koronavirus.
Ata në vetizolim janë futur që nga i diela, pasi kontaktin me personin e prekur me covid-19 e kishin të premten.
Drejtorit dhe stafit pritet që t’i bëhej testi në mënyrë që në rast se ata dalin negativ të vazhdojnë punën në Klinikën e Biokimisë.
Ndryshe, në Kosovë numri i të infektuarve ka shkuar në 71, prej tyre një i moshuar ka vdekur.