Site icon PrishtinaPress

Stadiumi i Malishevës po bëhet, Agim Ademi publikon pamjet nga ajri

Kosova po bëhet me një tjetër stadium të ri, i cili plotëson kushtet e UEFA-së dhe FIFA-s.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka publikuar pamje nga punimet që po kryhen në stadiumin e Malishevës, shkrun IndeksOnline.

I pari i futbollit kosovar, ka thënë se ky stadium pritet të jetë i gatshëm brend 45 ditëve.

“Një tjetër stadium po merr pamjen e duhur në Kosovë, por ky më shpejt se 45 ditë (me urgjencë).

Kjo nuk do t’i prishë oraret e as planet tona që çdo 45 ditë të kemi nga një fushë të re futbolli në çdo cep e në çdo anë të Kosovës nga bashkëpunimi FFK dhe Komunat!

Faleminderit #UEFA & #FIFA për donacionet!”, ka shkruar Ademi.

Exit mobile version