Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Sokol Havolli ka publikuar një komunikim me një mbështetës që mbeti jashtë sallës në tubimin e LDK’së për hapjen e fushatës elektorale.
Havolli përmes një shkrimi në Facebook tregoi se mbështetësi e kishte njoftuar se kishte mbetur jashtë sallës.
Havolli i thotë se me gjithë ata mbështetës që ka LDK’ja, Stadiumin e Prishtinës do ta kishin mbushur.
“Një mesazh shumë i zakonshëm për ditën e sotme. Sikur edhe e tha Kryetari, mijërave që nuk kanë arritë me hy në sallë sonte, u kërkojmë falje. Nuk kishte sallë më të madhe Kosova!”, tha Havolli.