Stacioni policor në Istog ka pranuar donacion për “dhomёn mike” e cila do tё pёrdoret nga hetuesit e dhunёs nё familje për intervistimin e viktimave të dhunës në familje dhe personave të mitur.
Ky donacion ёshtё dhuruar nga komandanti i brigadёs Perёndimi Kolonel Gabriele Vacca, nё kёtё ceremoni ishte prezent Kolonel Shaban Shala, drejtor i drejtorisё rajonale tё Policisё nё Pejё dhe Kryetari i Komunёs sё Istogut, Ilir Ferati.
Policia e Kosovës, do të jetё gjithmonё falënderuese dhe mirënjohëse për ndihmën e ofruar si dhe bashkëpunimin e vazhduar në fusha tё ndryshme dhe atё të sigurisë.
Ky donacion do tё shërbej pёr punё mё efikase nё “dhomën mike”, nё Stacionin Policor nё Istog.